Neymar: Unë dribloj ata më godasin

Neymar: Unë dribloj ata më godasin

Sulmuesi Brazilian, Neymar, ka deklaruar se “ai vazhdimisht driblon e kundërshtarët e godasin”.

Neymar u lëndua në ndeshjen e Kupës me PSG-në dhe do të mungojë në takimin e Ligës së Kampioneve kundër Barcelonës.

“Edhe njëherë, do të ndaloj së bëri atë që e dua më së shumti në jetë, e që është të luajturit futboll. Nganjëherë ndihem jokomod shkaku i stilit tim të lojës, sepse dribloj dhe ata vazhdimisht më godasin”, tha Neymar.

Ai shprehi pikëllimin e tij për lëndimin.

“Nuk e di nëse problemi jam unë apo ajo që e bëj në fushë. Më pikëllon shumë. Më pikëllon shumë kur dëgjoj nga një lojtar, trajner, komentator apo kushdo djallin që është, që thotë ‘duhet ta godasësh’, ‘ai rrëzohet’, ‘ai qan’, ‘fëmijë’, ‘lazdran’ e të tjera”. /Insajderi.com