
Sulmuesi brazilian Neymar, e ka ftuar Cristiano Ronaldon që t’i bashkohet skuadrës se Paris Saint-Germainit, ku ai aktualisht është duke luajtur.
Në një intervistë për mediumet franceze, Neymar ka pranuar se dëshiron që të luajë përkrah Ronaldos.
Ylli portugez është pjesë e Juventusit dhe ka gjasa të mëdha që të largohet në fund të këtij sezoni edhe pse ka kontratë deri në vitin 2022.
PSG-ja është një prej klubeve të interesuara për shërbimet e Ronaldos, i cili këtë sezon ka shënuar 34 gola në 41 ndeshje.
“Dua të luaj me Cristiano Ronaldon. Kam luajtur me lojtarët e mëdhenj si Kylian Mbappe e Lionel Messi por nuk jam luajtur ende me Ronaldon”, është shprehur Neymar. /Insajderi.com