Neymari e fton Ronaldon te PSG-ja

Neymari e fton Ronaldon te PSG-ja

Sulmuesi brazilian Neymar, e ka ftuar Cristiano Ronaldon që t’i bashkohet  skuadrës se Paris Saint-Germainit, ku ai aktualisht është duke luajtur.

Në një intervistë për mediumet franceze, Neymar ka pranuar se dëshiron që të luajë përkrah Ronaldos.

Ylli portugez është pjesë e Juventusit dhe ka gjasa të mëdha që të largohet në fund të këtij sezoni edhe pse ka kontratë deri në vitin 2022.

PSG-ja është një prej klubeve të interesuara për shërbimet e Ronaldos, i cili këtë sezon ka shënuar 34 gola në 41 ndeshje.

“Dua të luaj me Cristiano Ronaldon. Kam luajtur me lojtarët e mëdhenj si Kylian Mbappe e Lionel Messi por nuk jam luajtur ende me Ronaldon”, është shprehur Neymar. /Insajderi.com