Nga 500 golat e Reali tek 600 realizimet e CR7

Nga 500 golat e Reali tek 600 realizimet e CR7

Real Madrid është bërë skuadra e parë në historinë e Champions League që e ka fituar këtë kompeticion dy vite radhazi. Por finalja e luajtur në “Millennium Stadium” ka dhuruar disa statistika të tjera interesante.

3 – Buffon është bërë lojtari i tretë më i vjetër që ka luajtur në një finale të ish-Kupës së Kampionëve/Champions League (39 vjeç, 126 ditë), pas Zoff dhe Van Der Sar.

30 – Juventus ka luajtur me formacionin e dytë më të vjetër në një finale të Champions League (30 vjeç, 336 ditë), pas atij të Milan-it në 2007-ën (31, 35 ditë).

3 – Mandzukic është bërë lojtari i tretë që shënon me dy klube të ndryshëm në një finale të ish-Kupës së Kampionëve/Champions League pas Vasovic dhe Cristiano Ronaldo.

1 – Real Madrid ka zhbllokuar ndeshjen me të vetmen gjuajtje në portë që ka bërë në pjesën e parë.

4 – Golat e pësuar nga Juventus në finale kanë qenë më shumë se ata të pësuar në gjithë edicionin e Champions League 2016/17.

600 – Cristiano Ronaldo ka realizuar 600 gola në karrierën e tij si profesionist në ndeshjet e luajtura me klubin dhe kombëtaren.

500 –  Real Madrid është bërë skuadra e parë që ka realizuar 500 gola në historinë e Champions League./Telesport.al