Nga aksidenti ajror, tre persona humbin jetën në Rusi

Nga aksidenti ajror, tre persona humbin jetën në Rusi

Ministria e Urgjencës së Rusisë ka bërë të ditur se tre persona humbën jetën dhe një tjetër u plagos sot në një aksident ajror 63 kilometra larg qytetit Shën Petersburg, transmeton Insajderi.

Në njoftim thuhet se rrëzimi u shkaktua nga një përplasje me një avion tjetër “Cessna” me motor të lehtë në Leningrad, duke shtuar se avioni i dytë ateroi me dëmtime të lehta.

Nga ministria bëjnë të ditur se avionët po kryenin fluturime stërvitore. /Insajderi.com