Nga aksidenti mes dy autobusëve shënohen 13 viktima në Nigeri

Nga aksidenti mes dy autobusëve shënohen 13 viktima në Nigeri

Së paku 13 persona kanë humbur jetën, ndërsa shtatë të tjerë janë lënduar gjatë përplasjes së dy autobusëve në Nigeri, në shtetin Kano, transmeton Insajderi.

Koordinatori shtetëror i Organizatës nacionale për siguri të rrugëve, Kabira Daur, u tha gazetarëve se dy autobusë u përplasën në fshatin Dakare.

Ai konfirmoi se në aksident kanë humbur jetën së paku 13 persona, ndërsa janë lënduar shtatë të tjerë, prej të cilëve disa janë në gjendje kritike, raporton Anadolu Agency (AA).

Po ashtu theksohet se tani për tani supozohet se shkaku i fatkeqësisë është tejkalimi i shpejtësisë. /Insajderi.com