Nga fusha në sallën e operacionit, pamje e tmerrshme (VIDEO)

Nga fusha në sallën e operacionit, pamje e tmerrshme (VIDEO)

Dominic Ball, lojtar i Aberdeenit, u përplas brutalisht, kokë më kokë, me kundërshtarin gjatë një dyluftimi ajror dhe mbeti pa ndjenja në fushë.

Koka e Ryan Christie (Glasgow Celtic) rezultoi më e fortë gjatë kësaj përplasjeje, që shkaktoi frikë të madhe në stadium, kur po luhej kjo ndeshje e Kupës skoceze.

Në fakt, Christie u detyrua të dalë nga fusha e blertë, sepse u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, por jo si kolegu, që doli me barelë dhe përfundoi me urgjencë në spital.

Atij iu desh të kalonte nëpër sallën e operacionit, për të “korrigjuar” frakturat serioze, që pësoi në fytyrë.