Nga Hamasi kërkojnë armëpushim

Nga Hamasi kërkojnë armëpushim

Një zyrtar i lartë i Hamasit ka thënë se ai pret që Izraeli dhe militantët e Gazës të arrijnë një armëpushim “brenda një ose dy ditësh” ndërsa sulmet ndërkufitare vazhdojnë.

Por, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha të mërkurën se ai ishte “i vendosur të vazhdonte” derisa “qetësia dhe siguria të rivendosen te qytetarët izraelitë”.

Kishte më shumë se 100 sulme ajrore izraelite në infrastrukturën e Hamasit në veri të Gazës herët të enjten.

Militantët palestinezë u hakmorën me raketa në objektiva në Izrael, raporton BBC, transmeton Insajderi.

Luftimet në Gaza filluan pas disa javësh të rritjes së tensionit Izraelito-Palestinez në Jerusalemin Lindor që kulmoi me përplasjet në një vend të shenjtë të nderuar nga myslimanët dhe hebrejtë.

Hamasi, i cili kontrollon Gazën, filloi të qëllonte me raketa pasi paralajmëroi Izraelin të tërhiqej nga vendi, duke shkaktuar sulme ajrore hakmarrëse. /Insajderi.com