Nga konflikti kufitar mes Rusisë dhe Ukrainës, një ushtar ukrainas ka humbur jetën nga sulmet e separatistëve pro-rus

Nga konflikti kufitar mes Rusisë dhe Ukrainës, një ushtar ukrainas ka humbur jetën nga sulmet e separatistëve pro-rus

Një ushtar ukrainas ka humbur jetën dje në rajonin Donbas në Ukrainën lindore si rezultat i zjarrit të hapur nga separatistët pro-rusë, transmeton Insajderi.

Në deklaratën nga Forcat e Armatosura të Ukrainës thuhet se separatistët pro-rusë shkelën armëpushimin dhjetë herë dje, raporton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratë njoftohet se një pjesëtar i ushtrisë ukrainase vdiq si rezultat i zjarrit të hapur nga separatistët në rajonet Pishevika, Avdiyivka dhe Zolotoye-3 të Donbasit.

Tensionet në kufirin Ukrainë-Rusi

Shefi i Shtabit të Ukrainës, Ruslan Khomchak, në një fjalim të mbajtur në Parlament më 30 mars deklaroi se Rusia me arsyetimin e stërvitjes ka kryer transferime ushtarake në afërsi të kufijve të Ukrainës.

Lidhur me zgjidhjen e krizës në rajonin Donbas, Grupi i Kontaktit Trepalësh, i përbërë nga Rusia, Ukraina dhe OSBE-ja, mori vendimin për një armëpushim gjithëpërfshirës që nga 27 korriku 2020.

Në konfliktet që vazhdojnë që nga viti 2014 mes qeverisë së Kievit dhe separatistëve pro-rusë të cilët kanë shpallur në rajon të ashtuquajturën pavarësi, kanë humbur jetën mbi 13 mijë persona. /Insjaderi.com