Hist" />

Nga Kryetari i klubit deri te medalisti i FIFA-s, futbollistët që kanë luajtur për Vëllaznimin dhe Prishtinën

Nga Kryetari i klubit deri te medalisti i FIFA-s, futbollistët që kanë luajtur për Vëllaznimin dhe Prishtinën

Prishtina dhe Vëllaznimi, dy nga klubet më të vjetra dhe më të trofeshme të Kosovës, takohen sot në derbin e xhiros së 25-të të Vala Superligës.

Historia ndërmjet këtyre dy ekipeve është shumë e gjatë, kurse numri i futbollistëve që kanë luajtur për të dyja ekipet është shumë i madh, madje disa prej tyre janë ndër emrat më të njohur të futbollit të Kosovës.

Interesante është të thuhet se Kryetari aktual i KF Vëllaznimit Agim Cana është një prej këtyre futbollistëve. Cana në vitet e 70-ta dhe të 80-ta ka qenë pjesë e ekipit të Prishtinës në Ligën e Dytë dhe Ligën e Parë të Jugosllavisë, por, në sezonin 1980/81 kishte qenë pjesë edhe ekipit të Vëllaznimit në Ligën e Dytë Federative.Sidoqoftë, tregimi as nuk fillon dhe as nuk përfundon me Agim Canën.

Artikulli i plotë dhe fotot e arkivit, në Insporti.