Nga kufizimet anti-COVID në Angli, Alisson nuk mundi të merrte pjesë në funeralin e babait

Nga kufizimet anti-COVID në Angli, Alisson nuk mundi të merrte pjesë në funeralin e babait

Pavarësisht se tentoi me të gjitha mënyrat për të lënë Anglinë dhe fluturuar drejt Brazilit, Alisson Becker, më në fund u dorëzua. I bllokuar nga kufizime anti-COVID, portieri i Liverpool nuk mundi t’i japë lamtumirën e fundit babait, Jose Agostinho, i cili i gjet i mbytur në liqen mbrëmjen e së mërkurës, pranë pronës private ku familja e tij po pushonte, njofton Insajderi.

“Alisson është i dërrmuar”, deklaroi vëllai i tij Muriel, edhe ai portier i Fluminenses.

Allison tentoi me çdo mënyrë për të fluturuar drejt Brazilit, por pastaj u dorëzua. Një largim i tij i mundshëm do të përkthehej në një karantinë të detyruar 10 ditore pasi të rikthehej në Angli, me gruan e tij shtatzënë me fëmijën e tyre të tretë.

Edhe trajneri i tij Jurgen Klopp përjetoi një situatë të ngjashme dramatike, i cili nuk mundi do që të përcjellë nënën e tij në banesën e fundit pak ditë më parë, pasi nuk mundi dot të fluturonte drejt Gjermanisë për të njëjtat arsye. /Insjderi.com