Nga miqësia në armiqësi – ja si e ‘shpërblen’ Edi Rama Fatos Nanon

Nga miqësia në armiqësi – ja si e ‘shpërblen’ Edi Rama Fatos Nanon

Sokol Nano, djali i ish-Kryeministrit Fatos Nano, është emëruar Drejtor Ekzekutiv i Agjensisë Shqiptare për Zhvillimin e Investimeve (AIDA).

Duket se Kryeministri Edi Rama me këtë emërim ka shpërblyer paraardhësin e tij në PS, Fatos Nano, me të cilin ka pasur një raport përplasjesh dhe pajtimesh.

Dalja e fundit e Nanos dhe Ramës krah për krah ka qenë në 9 tetor 2017, në stadiumin ‘Loro Boriçi’ kur luhej ndeshja Shqipëri-Itali.

Djali i Fatos Nanos, Sokol Nano, i cili njihet edhe si pronar i një prej club-eve me famë në Tiranë është emëruar drejtor ekzekutiv i Agjencisë Shqiptare për Zhvillimin e Investimeve, (AIDA) mëson ekskluzivisht neësbomb. Sokol Nano është djali i Fatos e Rexhina Nanos, i lakuar jo pak mediatikisht, jo vetëm si biznesmen por edhe për jetën e tij private.

Më herët, këtë post të rëndësishëm e ka mbajtur Brisida Shehaj e cila tanimë është emëruar në krye të agjencisë së Task-Forcës së Bregdetit.