Nga moti ekstrem mund të vdesin 100 mijë evropianë në vit

Nga moti ekstrem mund të vdesin 100 mijë evropianë në vit

Moti ekstrem mund t’i vrasë deri në 152 mijë njerëz në vit në Evropë, duke filluar nga viti 2100, nëse nuk ndërmerret asgjë për t’i mbajtur nën kontroll efektet e ndryshimeve klimatike, thonë shkencëtarët.

Numri është 50 herë më i madh se sa vdekjet e raportuara tani, thuhet në ditarin The Lancet Planetary Health, sipas BBC.

Valët e nxehtësisë mund të shkaktojnë 99% të vdekjeve që lidhen me motin, ku Evropa Jugore do të jetë e prekur më së keqi.

Ekspertët thanë që të gjeturat e ditarit ishin shqetësuese.

Nëse nuk bëhet asgjë për t’i reduktuar lëshimet e gazrave nga serrat dhe për t’i përmirësuar politikat e reduktimit të impaktit kundër ngjarjeve ekstreme të motit atëherë studimi nga Joint Research Centre i Komisionit Evropian thotë se vdekjet e shkaktuara nga moti ekstrem mund të rriten nga 3 mijë në vit mes 1981-2010, deri në 152 mijë sosh mes viteve 2071-2100.