Nga një raketë e rënë në brigjet e Rripit të Gazës, tre peshakatarë palestinezë humbën jetën

Nga një raketë e rënë në brigjet e Rripit të Gazës, tre peshakatarë palestinezë humbën jetën

Të paktën tre peshkatarë palestinezë e kanë humbur jetën si pasojë e rënies së një rakete në brigjet e Rripit të Gazës nën bllokadën e Izraelit, transmeton Insajderi.

Kryetari i Sindikatës së Peshkatarëve Palestinezë, Nizar Ayyash tha se një raketë goditi një anije peshkatarësh që ndodhej në brigjet e rajonit jugor të Gazës, raporton Anadolu Agency (AA).

Ai tha se tre peshkatarët palestinezë që ndodheshin në anije humbën jetën dhe se nuk kanë dijeni se nga është lëshuar raketa.

Në një deklaratë me shkrim nga ushtria izraelite thuhet se nuk kanë lidhje me ngjarjen ku kanë humbur jetën tre peshkatarët.

Në deklaratë u mbrojt ideja se sipas gjetjeve të ushtrisë izraelite incidenti që ka shkaktuar vdekjen e tre peshkatarëve, buron nga një shpërthim i ndodhur brenda Gazës.

Ndërkohë nga Ministritë e Shëndetësisë, Punëve të Brendshme dhe Sigurisë Kombëtare në Gaza nuk është dhënë ende ndonjë deklaratë lidhur me çështjen. /Insajderi.com