
Si pasojë e një shpërthimi që ndodhi në një fabrikë në Ohio të SHBA-së, tetë persona janë plagosur dhe një është zhdukur, transmeton Insajderi.
Shpërthimi ndodhi rreth orës 12:05 sipas kohës lokale në objektin Yenkin-Majestic Paint në Columbus, duke shkaktuar një zjarr, u tha gazetarëve Shefi i Batalionit zjarrfikës të Columbus, Steve Martin, raporton Anadolu Agency (AA).
“Disa nga të plagosurit ishin në gjendje të dilnin nga fabrika ndërsa të tjerët u shpëtuan para se të dërgoheshin në spital. Dy prej të plagosurve, të cilët fillimisht u raportuan në gjendje kritike, arritën të përmirësohen në gjendje të qëndrueshme”, tha Martin.
Ekipet kontrolluan vendin e shpërthimit dhe u angazhuan në shuarjen e zjarrit. Disa biznese aty pranë u evakuuan.
Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit në fabrikë. /Insajderi.com