Nga një sulm me bombë, katër ushtarë kanë humbur jetën në Somali

Nga një sulm me bombë, katër ushtarë kanë humbur jetën në Somali

Gjatë një sulmi bombë në Somalinë jugore së paku katër ushtarë kanë humbur jetën, theksoi një zyrtar policor, transmeton Insajderi.

“Sulmi ishte një shpërthim mine toke me telekomandë dhe shënjestroi forcat e sigurisë në aeroportin në periferi të Afmadow”, tha për AA, Abdirahim Adan, një oficer policie në rajonin e Jubës së Poshtme, raporton Anadolu Agency (AA).

Grupi i lidhur me al-Kaedën me bazë në Somali, al-Shabaab mori përgjegjësinë për sulmin.

Afmadow është një qytet bujqësor i vendosur 216 kilometra larg qytetit portual të Kismayo, kryeqyteti administrativ i Shtetit Jubaland. /Insajderi.com