Nga një sulm me thikë, tetë persona plagosën në Suedi

Nga një sulm me thikë, tetë persona plagosën në Suedi

Të paktën tetë persona u plagosën në një sulm me thikë në Suedinë jugore, njoftoi policia lokale, transmeton Insajderi.

Sulmuesi, i identifikuar si një 20 vjeçar mashkull nga departamenti i policisë së qarkut Jonkoping, u qëllua dhe u plagos nga policia në komunën Vetlanda, ku ndodhi ngjarja, raporton Anadolu Agency (AA).

Autoritetet nuk dhanë detaje të mëtejshme mbi sulmuesin ose gjendjen e tetë personave që u plagosën.

Një hetim mbi sulmin është nisur nga policia nën dyshime për terrorizëm.

Ndërkohë, kryeministri Stefan Lofven publikoi një deklaratë, duke e dënuar incidentin.

“E dënoj këtë dhunë të tmerrshme”, tha Lofven, duke shtuar se sulmi dhe motivi i tij mbeten “të paqartë”. /Insajderi.com