Nga një sulm terrorist në Afrin të Sirisë, mbeten të vrarë gjashtë civilë

Nga një sulm terrorist në Afrin të Sirisë, mbeten të vrarë gjashtë civilë

Të paktën gjashtë civilë u vranë dhe dhjetë u plagosën në një sulm terrorist në Afrin të Sirisë veriore sot, transmeton Insajderi.

Sulmi u krye duke aktivizuar një makinë të ngakruar me bombë në zonën industriale në Afrin.

Sipas informacioneve të fundit, të paktën gjashtë civilë u vranë dhe 25 u plagosën në sulm. Civilët e plagosur u transferuan në spitalet e Afrinit. Ekziston frikë se numri i të vdekurve dhe të plagosurve mund të rritet, raporton Anadolu Agency (AA).

Shpërthimi u ndie në të gjitha pjesët e Afrinit, kurse zjarrfikësit vunë nën kontroll zjarrin që shpërtheu pas sulmit.

Forcat lokale të sigurisë kanë nisur hetimet për sulmin, duke potencuar se ekziston mundësia që pas sulmit të qëndrojë organizata terroriste YPG/PKK.

Afrini u çlirua nga terroristët e YPG/PKK-së përmes operacionit “Dega e Ullirit” në 18 mars 2018. /Insajderi.com