Raportohet se 10 foshnje kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer në njësinë e kujdesit intensiv për foshnjet e sapolindura të një spitali në shtetin Maharashtra në perëndim të Indisë, transmeton Insajderi.
Policia indiane njoftoi se zjarri ka shpërthyer në njësinë e kujdesit intensiv për foshnjet e sapolindura të një spitali në qytetin Bhandara në shtetin Maharashtra, raporton Anadolu Agency (AA).
Si pasojë e zjarrit humbën jetën 10 foshnje dhe u shpëtuan 7 të tjerë, bënë të ditur zyrtarët e policisë, të cilët informuan se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një qark i shkurtër i përjetuar në kontaktin elektrik.
Foshnjet që kanë humbur jetën thuhet se janë të moshës një deri në tre muajsh. /Insajderi.com