Nga përleshjet mes dy grupeve etnike në Nigeri, së paku 15 persona kanë humbur jetën

Nga përleshjet mes dy grupeve etnike në Nigeri, së paku 15 persona kanë humbur jetën

Së paku 15 persona kanë humbur jetën gjatë përleshjeve mes dy grupeve etnike në shtetin federal nigerian Gombe, transmeton Insajderi.

Guvernatori i shtetit Gombe, Inuwa Yahaya, deklaroi se përleshja ndodhi në rajonin Balanga, mes grupeve etnike Lunguda dhe Waja, raporton Anadolu Agency (AA).

Është konfirmuar se për vdekje pësuan së paku 15 persona, si dhe shumë persona janë plagosur.

Gjatë përleshjeve janë djegur edhe shumë shtëpi, me ç’rast qindra banorë të rajonit në frikë kanë braktisur shtëpitë e tyre.

Ndërkohë, në këtë shtet është shpallur orë policore.

Në shtetin Gombe shpesh ndodhin përleshje mes grupeve etnike që zakonisht shkaktohen nga mosmarrëveshjet rreth ndarjes së resurseve natyrore. /Insajderi.com