
Të paktën 10 njerëz humbën jetën në katastrofën e përmbytjeve të shkaktuar nga reshjet e mëdha të shiut në rajone të ndryshme të Iranit, transmeton Insajderi.
Kryetari i Agjencisë së Ndihmës dhe Shpëtimit të Gjysmëhënës së Kuqe Iraniane, Mehdi Velipur, foli për Agjencinë e Lajmeve të Punëtorëve Iranianë (ILNA), në lidhje me përmbytjet që ndodhën në rajonet verilindore, qendrore dhe juglindore të vendit, raporton Anadolu Agency (AA).
“Reshjet e tepërta shkaktuan përmbytje në provincat e Isfahanit, Yazd, Khorasanit Jugor, Khorasan-i Rezevi, Kirman, Simnan, Teheran dhe në Sistan-Baluchestan. Ndërsa trupat e 10 personave të cilët u zhdukën në përmbytje u gjetën në provincat e Yazd, Khorasanit Jugor dhe Kirman. Ende vazhdojnë kërkimet për një person të pagjetur”, tha Velipur.
Duke deklaruar se 6 rrethe dhe 47 fshatra u prekën nga përmbytjet, Velipur tha se qindra njerëz morën pjesë në operacionet e kërkim-shpëtimit. /Insajderi.com