Nga protesta anti-grush shteti në Mianmar, nga dhuna e policisë regjistrohen 10 viktima

Nga protesta anti-grush shteti në Mianmar, nga dhuna e policisë regjistrohen 10 viktima

Të paktën 10 persona e kanë humbur jetën si pasojë e intervenimit të forcave të sigurisë me plumba të vërtetë në protestat kundër grusht shtetit në Mianmar, transmeton Insajderi.

Në njoftimin e bërë nga grupet pjesëmarrëse në protesta, thuhet se si pasojë e intervenimit të forcave të sigurisë në protesta kanë humbur jetën shtatë persona në qytetin Mandalay ndërsa në qytetet Yangon, Magway dhe Myingyan gjithsej tre persona, raporton Anadolu Agency (AA).

Pretendohet se tek disa protestues kanë hapur zjarr snajperistët ndërsa personi që ka humbur jetën në Myingyan është një vajzë 14-vjeçare.

Pas tensioneve në Yangon mes forcave të sigurisë dhe protestuesve janë arrestuar rreth 300 protestues.

Ndërkohë, në deklaratën e përbashkët të publikuar pas mbledhjes së ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të Asociacionit të Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN) që u zhvillua dje nëpërmjet video-konferencës i është bërë thirrje qeverisë ushtarake në Mianmar të “sjellë zgjidhje paqësore ndaj problemeve me dialog konstruktiv dhe kompromis”.

Grushti ushtarak në Mianmar

Ushtria e Mianmarit pas pretendimeve nga grupet e afërta politike pranë saj për mashtrime në zgjedhjet e 8 nëntorit 2020 dhe pas rritjes së tensioneve në vend, mori pushtetin më 1 shkurt.

Teksa ushtria shpalli gjendje të jashtëzakonshme për një vit, në vend më pas u arrestuan shumë zyrtarë dhe drejtues të tjerë të partisë në pushtet, përfshirë edhe ministren e Jashtme, njëherësh lideren e vendit, Aung San Suu Kyi.

Komuniteti ndërkombëtar, përfshirë OKB-në, Bashkimin Evropian (BE), shumë vende kryesisht Turqia, reaguan ashpër ndaj puçit ushtarak. SHBA-ja, Kanadaja dhe Britania e Madhe zbatuan sanksione ndaj zyrtarëve që luajtën rol në grushtin e shtetit.

Kundër grusht shtetit në vend populli filloi protesta më 6 shkurt me kërkesën për kthimin në demokraci, ndërkohë që përjetimi i humbjes së jetëve si pasojë e ndërhyrjes së forcave të sigurisë, shkaktoi rritjen e pjesëmarrjes në protesta.

Në vend vazhdojnë protestat me pjesëmarrje të gjerë dhe gjykimet në gjykatat ushtarake për zyrtarët e nivelit të lartë nën arrest. /Insajderi.com