Somalia ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për shkak të pushtimit të karkalecave të shkretëtirës në provincën jugore të vendit, transmeton Insajderi.
Ministria e Bujqësisë së Somalisë tha se gjendja e jashtëzakonshme është shpallur për të përdorur të gjitha burimet për të luftuar pushtimin e karkalecave por edhe për të ndihmuar fermerët që kanë pësuar humbje të mëdha, raporton Anadolu Agency (AA).
Më herët, zyrtarët e Ministrisë së Bujqësisë mbajtën një takim me autoritetet provinciale dhe përfaqësuesit e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Bujqësi (FAO).
Pushtimi i karkalecave goditi edhe Kenian ndërsa bëhet fjalë për karkalecat e shkretëtirës që lëvizin nga Etiopia dhe Sudani dhe shkatërrojnë gjithçka para tyre.
Karkalecat në këtë rajon të Afrikës paraqesin një kërcënim të madh për ushqimin duke qenë se ka midis 40 dhe 80 milionë karkaleca për 1 kilometër katror që hanë ushqim të mjaftueshëm për të ushqyer 35 mijë njerëz në një ditë. Karkalecat mund të përshkojnë deri në 150 kilometra në ditë. /Insajderi.com