
Së paku 10 persona kanë humbur jetën, nga rrëshqitjet e dheut në ishullin Borneo, në vendin e quajtur Kalimantani Verior, transmeton Insajderi.
Sipas agjencisë së lajmeve indoneziane, Antara, reshjet e pandërprera të shiut në qytetin Tarkan, kanë shkaktuar rrëshqitje të dheut në tre lokacione të ndryshme.
Nga rrëshqitjet e dheut, 10 persona kanë humbur jetën në Jalan Matahari, Juata Permai dhe Genung Selatan, raporton Anadolu Agency. Ndërsa, vazhdojnë kërkimet për gjetjen e personave tjerë të humbur.
Shteti aziatik , ka klimë tropikale dhe një jo qëndrueshmëri të dheut, prandaj edhe reshjet e shpeshta, shkaktojnë të tilla katastrofa meteorologjike. /Insajderi.com