
Pesë persona humbën jetën si rezultat i rrëzimit të një helikopteri ushtarak në qytetin Holguin në lindje të Kubës, transmeton Insajderi.
Sipas një lajmi në BBC, Forcat e Armatosura Revolucionare të Kubës njoftuan se helikopteri po lëvizte nga qyteti Holguin drejt Guantanamos.
Asnjëri nga gjithsej pesë personat në bord nuk i ka shpëtuar aksidentit.
Forcat e armatosura njoftuan se është nisur një hetim për incidentin.
Në Kubë, 112 njerëz kanë vdekur në aksidente ajrore në vitin 2018. /Insajderi.com