![Nga rrëzimi i një avioni në Sonora të Meksikës, gjashtë persona kanë humbur jetën](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2021/03/thumbs_b_c_5470a13458b1f9702ecff2e18ef0444d-730x440.jpg)
Një aeroplan i vogël i cili po fluturonte në drejtim të Arizona-s u rrëzua të shtunën në shtetin kufitar verior të Meksikës, Sonora, duke vrarë gjashtë vetë dhe duke shkaktuar një të plagosur, njoftuan autoritetet, transmeton Insajderi.com
Avioni i kompanisë ajrore Cessana ishte nisur nga qyteti Hermosillo të Sonoras në një fluturim për në Tucson të Arizona-s, kur u rrëzua pak pas ngritjes.
Në mesin e të vdekurve ishte një zyrtar i zhvillimit ekonomik të qeverisë së shtetit Sonora, Leonardo Ciscomani. Gjithashtu edhe piloti ishte midis të vdekurve.
Prokuroria e shtetit tha se ka nisur hetime për të zbuluar shkakun e rrëzimit. /Insajderi.com