Nga rrëzimi i teleferikut në Itali, së paku nëntë persona kanë humbur jetën

Nga rrëzimi i teleferikut në Itali, së paku nëntë persona kanë humbur jetën

Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën nga rrëzimi i teleferikut në Italinë veriore, njoftuan autoritetet, transmeton Insajderi.

Shërbimi Alpinist i Shpëtimit deklaroi se tre persona të tjerë u transportuan në spital, duke përfshirë dy fëmijë, raporton Anadolu Agency (AA).

Teleferiku u rrëzua afër majës së linjës Stresa-Mottarone në rajonin e Piemonte dhe ishte shumë larg tokës, tha Walter Milan i Shërbimit për rrjetin italian SkyTG24.

Ai deklaroi se linja kabllore u rinovua në vitin 2016 dhe u rihap kohët e fundit pasi pandemia e koronavirusit detyroi mbylljen e teleferikëve në gjithë Italinë.

Mottarone arrin një lartësi prej 1.491 metrash dhe ka një pamje piktoreske mbi një liqen. /Insajderi.com