Nga rritja e rasteve me Covid-19, kryeqyteti spanjoll në izolim

Nga rritja e rasteve me Covid-19, kryeqyteti spanjoll në izolim

Për shkak të rasteve të shumta, dhe rritjes së pakontrolluar të tyre, qeveria spanjolle ka marrë vendim që kryeqyteti spanjoll të izolohet përsëri, transmeton Insajderi.

Qeveria spanjolle ka marrë vendim që të izolohen zonat rreth kryeqytetit spanjoll, pasi që janë vendet ku së fundmi ka pasur rritje masive të rasteve, raportojnë mediat spanjolle.

Sa i përket lëvizjes së qytetarëve, nën rregullat e reja, qytetarëve nuk u lejohet të dalin jashtë zone, duke përjashtuar vetëm udhëtimet e veçanta.

Gjatë kohës së izolimit qytetarëve do t’ju lejohet lëvizja për në punë, vizitat mjekësore, kurse nuk do të lejohet grumbullimi i më shumë se 6 personave në vendet publike. /Insajderi.com