![Nga rrugët e Parisit: 3 modele flokësh që bëhen aq kollaj saqë s’të lodhin fare](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2019/09/easy-hairstyles-paris-fashion-week-281080-1562231337818-main.500x0c-730x440.jpg)
Tani që është vapë dhe thjesht përton të merresh dhe me flokët e tu, duam vetëm zgjidhje të thjeshta!
Flokët, veçanërisht ata të gjatë duan shumë kohë të merresh dhe për të hequr të gjithë atë mundimin e drejtimit apo krehjes së tyre, ne po ju sjellim 3 këshilla nga java e Modës në Paris.
Këto 3 modele flokësh që do të shihni më poshtë vijnë nga rrugët e Parisit, aty ku fashionistat na tregojnë trendet më të fundit që do të përqafojnë të gjitha emrat së shpejti:
Flokët e lidhur me shall
Shalli është një aksesor mjaft elegant dhe ndonëse një model i thjesht, në pamje të parë duket sikur je munduar!
Topuzi i ulët
E dimë që është një model mjaft minimalist, por nëse vajzat në Paris e përdorin përse ne jo! Por bëni kujdes, duhet të jetë ai poshtë sa të prekë qafën!
Flokët e valëzuar
Çfarë do të ishte vera pa valët e detit dhe ato të flokëve? Për ne, mjafton të flini me flokë të lagur dhe në mëngjes do të shihni flokët me volum që dëshironi!
![](https://iconstyle.al/wp-content/uploads/2019/07/easy-hairstyles-paris-fashion-week-281080-1562232310784-main.500x0c.jpg)