Nga sëmundja misterioze në Tanzani humbin jetën 15 persona

Nga sëmundja misterioze në Tanzani humbin jetën 15 persona

Për shkak të një sëmundjeje që ende nuk është diagnostikuar në Tanzani, kanë humbur jetën 15 persona ndërsa mbi 50 të tjerë janë shtruar në spital, transmeton Insajderi.

Sëmundja ka shkaktuar marramendje, të vjella dhe të vjella me gjak tek personat që janë prekur në qytetin Mbeya në perëndim të vendit, Anadolu Agency (AA).

Kryetarja e Administratës të Shëndetit Publik në rajonin Chunya, Felista Kisandu në një deklaratë për media tha se dhjetëra persona janë shtruar në spital dhe se të gjithë kanë pasur ankesa të ngjashme.

Shkaku i sëmundjes ende nuk është përcaktuar, tha Kisandu, e cila shtoi se hulumtimet paraprake kanë treguar se shumica e të sëmurëve janë meshkuj të cilët më parë kanë patur ulçerë në stomak ose sëmundje të mëlçisë.

Ministrja e Shëndetësisë së Tanzanisë, Doroth Gwajima njoftoi se ka dërguar në rajon një ekip ekspertësh për të hetuar situatën.

Kujtojmë se në rajonin Mbeya edhe gjatë vitit 2018 shumë persona u shtruan në spital me ankesa të ngjashme. /Insajderi.com