Superliga e Kosovës nga sezoni i ri do të bëhet me sistemin VAR.
Kështu ka njoftuar vetë Federata e Futbollit të Kosovës.
“Po vjen”, është mbishkrimi në videon e njoftimit nga FFK.
Agim Ademi, kryetar i FFK-së, kishte njoftuar më herët gjatë tërheqjes së shortit për edicionin e ri të Superligës së Kosovës në futboll se edhe ne Kosovë do të nisë aplikimi i sistemit VAR.
VAR është një sistem që përdoret tash e disa vite në futbollin evropian.
Është një asistencë e gjyqtarit që e ndihmon atë në ndarjen e drejtësisë në fushë kur ka raste të kontestuar. /Insajderi.com