Nga shpërthimi i bombës në Somali, pesë persona humbin jetën

Nga shpërthimi i bombës në Somali, pesë persona humbin jetën

Të paktën pesë persona u vranë dhe katër të tjerë u plagosën sot pas shpërthimit të një bombe që goditi automjetin e një ish-deputeti të Somalisë në kryeqytetin Mogadishu, bëri të ditur një zyrtar, transmeton Insajderi.

Shpërthimi i bombës në saj rrugës ndodhi në qarkun Shibis, njoftoi Abdifatah Hassan, kapiteni i policisë në Mogadishu, për (AA) përmes telefonit.

Ai tha se ish-deputeti Muhdin Hassan Afrah dhe disa prej truprojave të tij u plagosën nga shpërthimi dhe u dërguan në një spital për trajtim, raporton Anadolu Agency (AA).

Muajin e kaluar Afrah i mbijetoi një shpërthimi që kishte në objektiv automjetin e tij në rrethin Kaaran të kryeqytetit, sipas mediave lokale.

Asnjë grup ende nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por grupi militant i lidhur me al-Kaidën me bazë në Somali, Al-Shabab, ka marrë përgjegjësinë për sulmet e shumta me bomba në vendin afrikan. /Insajderi.com