Nga shpërthimi i një bombe, një fëmijë humb jetën dhe katër të tjerë plagosen në Irak

Nga shpërthimi i një bombe, një fëmijë humb jetën dhe katër të tjerë plagosen në Irak

Në qytezën Diyala në veri të Irakut ka humbur jetën një fëmijë si pasojë e shpërthimit të një bombe e vendosur nga pjesëtarët e organizatës terroriste DEASH, transmeton Insajderi.

Siç njofton Drejtoria e Sigurisë, në rajonin As-Sa’diyah e kontrolluar nga DEASH-i në vitin 2014, shpërtheu një eksploziv i vendosur nga pjesëtarët e DEASH-it, afër një vendi ku po loznin disa fëmijë të moshës nën 10 vjeç, raporton Anadolu Agency (AA).

Bëhet e ditur se një fëmijë ka humbur jetën dhe katër fëmijë tjerë janë të plagosur. Disa nga fëmijët e plagosur janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

DEASH në qershor 2014 mori nën kontroll të plotë qytetet Mosul, Saladin dhe Al-Anbar ndërsa pjesërisht mori nën kontroll edhe provincat Diyala dhe Kirkuk. Këto rajone brenda disa viteve u pastruan nga DEASH-i. /Insajderi.com