Nga shpërthimi në Bristol të Anglisë shënohen katër viktima

Nga shpërthimi në Bristol të Anglisë shënohen katër viktima

Katër presona e kanë humbur jetën në shpërthimin e fuqishëm në një vend punim të pastrimit të ujit në Avonmouth pranë Bristolit, njoftoi policia britanike të enjten në mbrëmje, transmeton Insajderi.

Shpërthimi ndodhi pak para mesditës sipas kohës lokale, kurse ekipet e urgjencës nxituan në vendin e ngjarjes, duke e klasifikuar këtë si një “incident të rëndë”.

Zëdhënës i policisë tha se incidenti nuk konsiderohet si sulm terrorist.

Kryeinspektori Mark Runacres tha se: “Oficerët qëndrojnë në vendin e ngjarjes dhe ka të ngjarë të jenë për ca kohë pasi ne punojmë së bashku me agjencitë e tjera në zgjidhjen e këtij incidenti të madh”.

“Një kordon është vendosur dhe ne këshillojmë qytetarët të shmangin zonën në këtë kohë, kur është e nevojshme të lejojnë shërbimeve të urgjencës të kryejnë punën e tyre”.

“Hetimet e policisë për të përcaktuar saktësisht atë që ka ndodhur janë në fazë shumë të hershme dhe po vazhdojnë”, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryeministri britanik, Boris Johnson shkroi në Twitter: “Jam shumë i pikëlluar kur mësova se katër njerëz kanë humbur jetën në shpërthimin e punimeve të ujit në Avonmouth”.

“Zemrat tona janë me viktimat dhe familjet e tyre. Faleminderit për shërbimet e urgjencës që ishin në vendin e ngjarjes”, shtoi ai. /Insajderi.com