
Shtëpia e Bardhë ka theksuar se presidenti i SHBA-së, Joe Biden, nuk është penduar se e quajti “vrasës” presidentin rus, Vladimir Putin, transmeton Insajderi.
“Presidenti dha një përgjigje të drejtpërdrejtë ndaj një pyetjeje të drejtpërdrejtë”, u tha gazetarëve Jen Psaki, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, raporton Anadolu Agency (AA).
Psaki tha se po i referohej përgjigjes së presidentit Biden në një intervistë televizive të ditës së djeshme, ku ai u pyet nëse mendon se presidenti Putin është “vrasës”.
“Mhmm. Po”, u përgjigj Biden.
Komentet nxitën një reagim të fortë nga Kremlini, e cila u kundërpërgjigj duke thirrur të dërguarin e saj të SHBA-së. /Insajderi.com