Nga sot, telefonatat mes shteteve të Ballkanit shumë më të lira – Mësoni çmimet e Kosovës

Nga sot, telefonatat mes shteteve të Ballkanit shumë më të lira – Mësoni çmimet e Kosovës

Këshilli Rajonal Bashkëpunues (RCC) ka njoftuar se nga sot, çmimet e roamingut përgjatë tërë Ballkanit Perëndimor kanë rënë drastikisht. Qytetarët e këtyre vendeve do të jenë në gjendje të flasin, të hulumtojnë në internet, të dërgojnë SMS shumë më shumë e të paguajnë shumë më pak.

Mesatarisht, çmimet për thirrjet dalëse kanë rënë për 65% për qind, ndërsa për internet (data) deri në 78%, që janë ulje të konsiderueshme, ndërsa në disa raste këto ulje shkojnë deri në 99 për qind, transmeton Koha.net.

Për shembull, çmimi për thirrjet dalëse në disa raste shkon deri në 0.08 Eurocent, ndërsa çmimi për shfletim në internet (data) është ulur deri në 0.03 Eurocent, varësisht nga operatori.

Veç kësaj uljeje në çmime, një marrëveshje e re me BE-në për të lejuar uljen e çmimeve mes Ballkanit Perëndimor dhe BE-së është në realizim e sipër.

Çmimet deri më 30 qershor, 2019, për thirrjet dalëse të operatorëve kosovarë kanë qenë 1.75 Euro për minutë, për thirrjet e pranuara 0.50 Eurocent, për SMS 0.30 Eurocent, kurse çmimi për internet (data) ka qenë 2.00 Euro për MB.

Kurse, me marrëveshjen e fundit, që nis së aplikuari nga dita e sotme, thirrjet dalëse do të kushtojnë 0.15 Eurocent (ulje -91%), hyrëse 0.047 Eurocent (ulje -90%), një SMS do të kushtojë 0.04 Eurocent (ulje -85%) ndërsa një MB internet do të kushtojë vetëm 0.04 Eurocent (ulje -98%).

Tabela me çmimet e vjetra dhe të reja të të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor: