Nga stuhia e fortë e erës, së paku 10 persona kanë humbur jetën në Kinë

Nga stuhia e fortë e erës, së paku 10 persona kanë humbur jetën në Kinë

Dhjetë persona humbën jetën dhe 367 u lënduan si rezultat i një stuhie të fortë ere që preku rajonet qendrore dhe lindore të Kinës, transmeton Insajderi.

Autoritetet njoftuan se në orën 19:00 me kohën lokale dje, një tornado ndodhi në Shengzee të provincës Jiangsu dhe në 20:40 në Wuhan, kryeqytetin e provincës Hubei, raporton Anadolu Agency (AA).

Në Wuhan, gjashtë njerëz humbën jetën dhe 218 u lënduan për shkak të tornados, e cila arrit shpejtësi prej 86 kilometrash në orë.

Stuhia rrënoi 27 shtëpi në Wuhan, kurse 130 të tjera pësuan dëme të mëdha.

Po ashtu, mbi 26 mijë shtëpi në qytet kanë mbetur pa energji elektrike pas dëmtimit të rrjetit të furnizimit.

Ndërkaq, në Shengze, turnadoja ka shkaktuar katër të vdekur dhe 149 të lënduar.

Në qytet janë dëmtuar një numër i madh fabrikash dhe ka pasur ndërprerje të mëdha të energjisë elektrike.

Ekipet e mergjencës në dy rajonet kanë nisur aktivitetet e pastrimit të rrënojave dhe rrugëve, si dhe ato të ofrimit të ndihmës së parë. /Insajderi.com