Nga sulmi i një peshkaqeni, një turiste humb jetën

Nga sulmi i një peshkaqeni, një turiste humb jetën

Një turiste ka humbur jetën si pasojë e sulmit të një peshkaqeni në ishullin Shën Martin në Karaibe, transmeton Insajderi.

Zëdhënësi i autoriteteve lokale, Alain Rioual tha se peshkaqeni sulmoi një turiste franceze 38-vjeçare e cila notoi 150 metra nga bregu në gjirin Orient, në pjesën verilindje të ishullit.

Gruaja, të cilën peshkaqeni e kafshoi në këmbë, ndërroi jetë në vendngjarje, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas incidentit, qeveria lokale ndaloi notimin dhe sportet në ujë për 48 orët e ardhshme.

Sipas të dhënave të Programit për hulumtim të peshkaqenëve në Floridë, në vitin 2005 në Shën Martin ndodhi një sulm i peshkaqenit.

Nga viti 2000 janë regjistruar 34 sulme të peshkaqenëve, prej të cilëve 4 ishin fatale, në rajonin e Karaibeve. /Insajderi.com