
Të paktën gjashtë pjesëtarë të forcave të sigurisë e kanë humbur jetën gjatë sulmeve me bomba në provincën afgane Herat, transmeton Insajderi.
Guvernatori i Heratit, Sayet Vahid Katali deklaroi se njëri sulm u krye me ndihmë të autobombës në afërsi të stacionit policor në Shindent. Ai tha se gjatë sulmit humbën jetën 4 pjesëtarë të forcave të sigurisë ndërsa u plagosën disa të tjerë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sulmi tjetër ndodhi në Kemer Kulog, ku humbën jetën dy pjesëtarë të forcave të sigurisë ndërsa dy të tjerë u plagosën.
Ndonëse autoritetet konsiderojnë se pas sulmit qëndron lëvizja talebane, ende askush nuk e ka ndërmarrë përgjegjësinë. /Insajderi.com