Nga sulmi me raketa nga Hamasi, një ushtar izraelit mbeti i vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur

Nga sulmi me raketa nga Hamasi, një ushtar izraelit mbeti i vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur

Një ushtar izraelit është vrarë dhe dy të tjerë u plagosën në një sulm me raketa ndaj një makine ushtarake afër kufirit të Rripit të Gazës, transmeton Insajderi.

Brigadat Al-Qassam, krahu i armatosur i grupit palestinez ‘Hamas’, njoftoi se operativët e tyre lëshuan një raketë anti-tank ndaj makinës ushtarake izraelite në veri të Rripit të Gazës, raporton Anadolu Agency (AA).

Mediat izraelite konfirmuan sulmin, duke theksuar se një person u vra dhe dy të tjerë u plagosën rëndë.

Autoritetet izraelite thonë se pesë izraelitë janë vrarë dhe 200 të tjerë janë plagosur në sulmet me raketa nga fraksionet palestineze me bazë në Gaza.

Nga ana tjetër, të paktën 48 palestinezë janë vrarë dhe 304 të tjerë janë plagosur në sulmet izraelite në Rripin e Gazës mes tensioneve në të gjithë territoret palestineze pasi policia izraelite sulmoi besimtarët në xhaminë Al-Aksa në Jeruzalemin Lindor të pushtuar.

Sot herët, ushtria izraelite nisi dhjetëra sulme ajrore në vendet e autoriteteve të sigurisë palestineze dhe në zonat e banuara në Rripin e Gazës.

Tensionet janë përshkallëzuar që nga java e kaluar pas vendimit të një gjykate izraelite e cila urdhëroi dëbimet e familjeve palestineze në lagjen Sheikh Jarrah të Jeruzalemit Lindor. /Insajderi.com