Nga të shtënat me armë në Colorado të SHBA-së, shtatë persona kanë mbetur të vdekur

Nga të shtënat me armë në Colorado të SHBA-së, shtatë persona kanë mbetur të vdekur

Të shtënat me armë në një festë ditëlindjeje në shtetin amerikan të Kolorados kanë lënë të vdekur shtatë persona, përfshirë të dyshuarin, bëri të ditur policia, transmeton Insajderi.

Departamenti i Policisë i Colorado Springs (CSPD) iu përgjigj një thirrjeje rreth të shtënave në Canterbury Mobile Home Park, raporton Anadolu Agency (AA).

“Pas mbërritjes, policia gjeti gjashtë të rritur të vdekur dhe një mashkull i rritur me dëmtime serioze, i cili u transportua në një spital lokal, ku iu nënshtrua plagëve të tij”, tha CSPD në një deklaratë.

Sipas policisë, personi i armatosur, i dashuri i një prej viktimave femra, bastisi festën në shtëpinë e lëvizshme dhe hapi zjarr përpara se të merrte jetën e tij.

Gjatë të shtënave ishin të pranishëm edhe fëmijë, por policia tha se janë të padëmtuar.

CSPD është ende duke hetuar në përcaktimin e motivit të sulmit.

“Fjalët nuk arrijnë të përshkruajnë tragjedinë që ndodhi këtë mëngjes”, tha shefi i Policisë së Colorado Springs, Vince Niski.

“Si shef policie, si bashkëshort, si baba, si gjysh, si anëtar i këtij komuniteti, zemra më është thyer për familjet që kanë humbur dikë që e donin dhe për fëmijët që kanë humbur prindërit e tyre”, tha ai. /Insajderi.com