Nga të shtënat me armë zjarri në dyqanin e armëve në Louisiana, tre persona mbeten të vrarë

Nga të shtënat me armë zjarri në dyqanin e armëve në Louisiana, tre persona mbeten të vrarë

Të paktën tre persona humbën jetën nga të shtënat në një dyqan armësh në shtetin amerikan Louisiana, njoftoi policia, transmeton Insajderi.

Organet kompetente mbërritën në pikën e shitjes së armëve Jefferson në lagjen Metairie në New Orleans rreth orës 14:50 sipas kohës lokale, ku gjetën disa viktima me plagë nga armë zjarri, tha Sherifi në Jefferson Parish, Joseph Lopingto, në një deklaratë, raporton Anadolu Agency (AA).

“Tre individë u shpallën të vdekur në vendin e ngjarjes, kurse dy të tjerë u transportuan në një spital lokal për trajtim ku ata janë në gjendje të qëndrueshme”, tha Lopingto.

‪I dyshuari qëlloi dy viktima brenda në dyqan përpara se të qëllohej për vdekje jashtë nga shumë individë, sipas Lopingtos. /Insajderi.com