Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën, prej të cilëve njëri është mbytur, si dhe janë lënduar 202 të tjerë si pasojë e tërmetit 6,6 ballë që ka goditur ujërat e Seferihisar të qytetit Izmir të Turqisë, njoftoi Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), transmeton Insajderi.
“Sipas informacionit të marrë nga Qendra e Koordinimit të Shëndetësisë dhe Fatkeqësive, gjashtë qytetarë prej të cilëve njëri duke u mbytur kanë humbur jetën, ndërsa 202 janë lënduar”, thuhet në njoftimin e AFAD.
AFAD gjithashtu njoftoi se për t’u përdorur në punimet në rajon janë dërguar tre milionë lira si dhe tre mauna të koordinimit mobil nga qytetet Sakarya, Bursa dhe Afyon.
Guvernatori i Izmirit njoftoi se deri më tani 70 persona janë shpëtuar nga rrënojat e tërmetit. /Insajderi.com