
Të paktën gjashtë persona e kanë humbur jetën në tërmetin me fuqi prej 6 ballë sipas shkallës së Rihterit që goditi rajonin Java Lindore të Indonezisë, transmeton Insajderi.
Shërbimi Gjeologjik Amerikan (USGS) njoftoi se tërmeti ndodhi 44 kilometra në jug-perëndim të Gongdanglegi Kulon, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënës i Qendrës Kombëtare të Indonezisë për Menaxhimin e Fatkeqësive, Raditya Jati tha se nga tërmeti që u regjistrua në një thellësi prej 82.3 kilometra sipas të dhënave paraprake kanë humbur jetën 6 persona në rajonet Lumajang dhe Malang.
Ai thekson se në rajonin Java Lindore janë shembur shumë shtëpi dhe se punimet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë.
Në një deklaratë Agjencia Shtetërore për Meteorologji, Klimatologji dhe Gjeofizikë (BMKG) e Indonezisë tha se tërmeti ishte 6.7 ballë sipas Rihterit. /Insajderi.com