Nga viti 2010 e deri tash mbi 140 mijë automjete të paregjistruara

Nga viti 2010 e deri tash mbi 140 mijë automjete të paregjistruara

Nga viti 2010 e deri në fund të vitit që lamë pas sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike shihet se mbi 140 mijë automjete nuk e kanë vazhduar regjistrimin, raporton “Front Online”

Sipas të dhënave të siguruara nga “Front Online”, shihet se në vitin 2019, 44,816 automjete nuk e kanë vazhduar regjistrimin, në vitin 2018, 22,332 automjete nuk e kanë vazhduar regjistrimin, deri sa në vitin 2017, 14,300 automjete nuk e kanë vazhduar regjistrimin.

“Në vitin 2016, 9,267 nuk e kanë vazhduar regjistrimin, në vitin 2015, 9,675 nuk e kanë vazhduar regjistrimin, në vitin 2014, regjistrimin nuk e kanë vazhduar 12,670 automjete, në vitin 2013 regjistrimin nuk e kanë vazhduar 11,671, në vitin 2012 regjistrimin nuk e kanë vazhduar 13,559 automjete, në vitin 2011 nuk e kanë vazhduar regjistrimin 1,060 automjete, deri sa në vitin 2010 regjistrimin nuk e kanë vazhduar181 automjete” thuhet në përgjigjet e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike.