Nga vizitat mjekësore, Chiellini nuk ka pësuar lëndim në sfidën e Ligës së Kampionëve

Nga vizitat mjekësore, Chiellini nuk ka pësuar lëndim në sfidën e Ligës së Kampionëve

Juventus mund të llogarisë në kapitenin e tyre. Giorgio Chiellini pasi u dëmtua në sfidën e Champions League ndaj Portos, ditën e sotme i është nënshtruar vizitave mjekësore për të parë shkallën e dëmtimit të tij, në qendrën mjekësore të klubit juventin “J-Medical”, njofton Insajderi.

Sipas mjekëve të ‘bardhezinjve’, kapiteni i Juventus-it nuk ka pësuar asnjë dëmtim muskulor në kofshën e tij të djathtë dhe që gjendja e tij do të vlerësohet ditë pas dite.

Këtë lajm e ka publikuar vetë klubi i Juventus-it me anë të një komunikate në faqen e saj zyrtare. /Insajderi.com