Francis Ngannou mundi Stipe Miocic-in për të fituar titullin në Kampionatin e Lartë të Luftimit (UFC) në pesha të rënda me nokaut në Las Vegas, në ngjarjen kryesore UFC 260 të shtunën vonë, njofton Insajderi.
Në fillim të raundit të dytë, Ngannou, i lindur në Kamerun dha një goditje të drejtpërdrejtë me grusht, duke e rrëzuar Miocic-in në tokë. Ngannou i dha një tjetër grusht të fuqishëm, por ndeshja tashmë kishte marrë fund, duke u bërë kampioni i ri i botës në pesha të rënda në UFC.
“Nuk e di nëse mund të gjej fjalë për ta shprehur këtë, por kam një ndjenjë mahnitëse”, tha Ngannou pas dyluftimit.
Tre vjet më parë, Miocic fitoi dyluftimin kundër Ngannou-t me një vendim të njëanshëm. /Insajderi.com