
Neuroazurët ia kanë vënë syrin mesfushorit të Bluve të Londrës.
Inter po e konsiderojnë blerjen e mesfushorit të Chelesas, N’Golo Kante, shkruan Gazzetta dello Sport, njofton Insajderi.
Kante, fitues i kupës së botës me Francën, nuk është i kënaqur me pozitën aktuale në Chelsea, pasi Jorginho ka marrë rolin kryesor në mesfushë.
Prandaj, Kante, dikur i pashitshëm nuk është më kështu dhe Inter mund të kapitalizojë në këtë mundësi.