
Rosaku Trevor, i cili është konsideruar si rosaku më i vetmuar në botë, ka ngordhur pasi u sulmua nga qentë në ishullin e largët të Paqësorit Niue
Ky ishte zogu i vetëm i këtij lloji që jetonte në ishull, ndaj dhe është shkruar në mediat ndërkombëtare për të.
Ai kishte ardhur në 2018, por është e paqartë se si ai kishte mbërritur atje.
Zogu jetoi në një pellg përgjatë rrugës, ku ushqehej rregullisht dhe u kujdes nga banorët vendas.
“Ai u paraqit në Niue në janar të vitit të kaluar pas një stuhie të fuqishme. Ne mendojmë se ai fluturoi dhe erdhi këtu”, tha Rae Findlay, shefi i Dhomës së Tregtisë së Niue në Facebook.