Ngriten dyshime në Kabul pasi “zhduken” dy udhëheqësit kryesorë talebanë

Ngriten dyshime në Kabul pasi “zhduken” dy udhëheqësit kryesorë talebanë

Dy udhëheqës të lartë talebanë “janë zhdukur nga syri i publikut”, duke bërë që disa afganë të pyesin nëse udhëheqësi suprem i grupit dhe zëvendëskryeministri i ri janë gjallë.

Sipas The Guardian, udhëheqësi i lartë taleban, Mullah Haibatullah Akhundzada, nuk është parë në publik një muaj pasi militantët morën kontrollin e Afganistanit. Një zëdhënës ka mohuar zërat për vdekjen e tij, transmeton Insajderi.com.

Mulla Abdul Ghani Baradar, një nga fytyrat më të njohura të talebanëve, gjithashtu është zhdukur. Pyetjet në lidhje me mirëqenien e shefit të zyrës politike dhe figurës kryesore në bisedimet e paqes filluan të shtohen pasi ai nuk u pa në publik për disa ditë.

Ka pasur zëra në Kabul se ai ishte vrarë ose plagosur rëndë në një luftë me një figurë tjetër të lartë të talebanëve gjatë një debati se si të ndaheshin ministritë e Afganistanit.

Përpjekjet zyrtare të hënën për të shpërndarë thashethemet duket se e thelluan misterin. Talebanët lëshuan fotografi të një shënimi të shkruar me dorë nga një prej deputetëve të Baradarit që thoshte se ai ishte në Kandahar, më pas ndanë një mesazh audio që pretendohet se ishte nga Baradar, i vendosur kundër fotografive të vjetra.

Mungesa e një video ngriti më shumë pyetje tek afganët pasi talebanët nuk janë më një grup kryengritës që fshihen, dhe fytyra e Baradarit është e njohur për shkak të rolit të tij ndërkombëtar./Insajderi.com